Nuk i frikësohem Gjykatës Speciale!

Kosova

Nuk i frikësohem Gjykatës Speciale!

Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:06

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe një nga ish themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk i frikësohet aspak themelimit të Gjykatës Speciale, e cila pritet të merret ekskluzivisht me disa ish-guerilë të pensionuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për “Zëri”, Haliti ka thënë se është në interes të shtetit të Kosovës që të votohet themelimi i Gjykatës Speciale.

“Ajo që më bind mua për të miratuar këtë gjykatë, është se akuzat e ndërtuara nga Dick Marty, sa iu përket gjoja atyre krimeve që i ka të përshkruara në raportin e tij, nuk qëndrojnë dhe nuk do të vërtetohen kurrë që kanë ndodhur, sepse jam i bindur se nuk ka ndodhur në gjë e tillë”.

Zyrtari i PDK-së, Haliti, ka thënë se për krijimin e Gjykatës Speciale kanë kontribuuar, siç ka thënë ai, edhe disa politika shqiptare në Kosovë, që sipas tij, i gëzohen këtij tribunali. Por ai i ka porositur këta njerëz, që të mos ngrenë aktakuza, pa i ngritur ato drejtësia.

“Kemi familje të dëmtuara, ç’është e vërteta për të cilat kanë shkruar mediet se janë vrarë politikisht e ku ta di unë dhe pretendimet janë që Gjykata Speciale të mos i përfshijë vetëm rastet e periudhës së luftës, por ta përfshijë edhe periudhën e pasluftës në lidhje me korrupsionin. Unë personalisht nuk e kam problem as këtë punë, le t’i nisin hetimet edhe për 20 vjet, por problemi është se ku po mbesim ne si shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat