“Ta pastrojmë Kosovën”, 34 mijë vullnetarë pastruan vendin

Kosova

“Ta pastrojmë Kosovën”, 34 mijë vullnetarë pastruan vendin

Më: 22 maj 2015 Në ora: 17:39

Sot në tërë Kosovën është zhvilluar aksioni të “Ta pastrojmë Kosovën”, e organizuar nga inciativa “Ta pastrojmë Kosovën.
Kjo iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, është shprehur e kënaqur me organizimin dhe zhvillimin e deritanishëm të aksionit që sot po zhvillohet në nivel vendi.

“Përkundër reshjeve të kohëpaskohshme të shiut, aksioni është zhvilluar në gjithë Kosovën, ashtu siç ishte planifikuar.
Aksioni ende po vazhdon. Një pjesë e madhe prej 250 vullnetarëve janë përqendruar në aksionin në Vërmicë, ku po pastrohet bregu i liqenit atje.
Në disa komuna aksioni tashmë ka përfunduar.
Deri në orën 14:00 në gjithë Kosovën kanë dalë mbi 34 mijë vullnetarë, mirëpo numri i vullnetarëve llogaritet të jetë shumë më i madh sepse shumë prej tyre janë vetorganizuar dhe ende nuk është identifikuar numri i saktë i tyre.
Në fokus të aksionit të sivjetmë ka qenë eliminimi i deponive me materiale ndërtimore inerte”, thuhet në njoftimin për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat