Instiuti IGCG thyen akullin - nis bashkëpunimin me Institutet e Lindjes së Mesme

Kosova

Instiuti IGCG thyen akullin - nis bashkëpunimin me Institutet e Lindjes së Mesme

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:13

Grupi Ndërkombëtar i Konsulencës për Qeverisje (IGCG) i udhëhequr nga z. Besnik Tahiri me seli në Prishtinë dhe Amman të Jordanit lidhi marëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti më Qendrën ‘Al-Quds’ për Studime Politike e udhëhequr nga z. Oraib Al-Rantawi me seli në Amman dhe Bejrut të Libanit.

Në një prononcim të përbashkët u prezantuan pikat e përbashkëta të këtij memorandumi. Shtylla kryesore e këtij memorandumi eshtë promovimi i dialogut ndër-kulturor dhe fetar ndërmjet shteteve të Lindjes së Mesme dhe të Ballkanit Perendimor. Poashtu, ky partneritet siguron zbatimin e programeve dhe hulumtimeve të përbashkëta që shtyejnë përpara parimet e qeverisjes së mirë.

Z. Besnik Tahiri në prononcimin e tij menjëherë pas nënshkrimit të kësaj marëveshje theksoi se ky partneritet është një hap i madh përpara në ngritjen e komunikimit substancial mes të udhëheqësve qeveritar e parlamentar, studiuesëve, akademikëve dhe publicistëve të shteteve të Ballkanit Perendimor dhe të Lindjes së Mesme. Kjo marëveshje ka për synim të trajtoj tema me interes strategjik dhe politik të këtyre vendeve që lidhen me shtetin, islamin, politikën, sigurinë dhe dhe zhvillimin e vendeve pjesëmarrëse. Poashtu, përmes tri konferenca në Amman, Sarajevë dhe Prishtinë synojmë të informojmë drejt publikun rreth marëdhënieve shet dhe religjion si dhe të thyejmë paragjykimet dhe të kundërshtojmë trendin radikal që e ka kapluar diskursin publik në këto vende.

Z. Oraib Ratawi, theksoi se asnjëherë nuk ka qenë më i nevojshëm komunikimi i drejtpërdrejt kundër rrymave radikale të cilat po e portretizojnë gabimisht islamin dhe në themel po e keqpërdorin fenë islame. Ai tutje theksoi se përmes diskutimit të hapur studimeve shkencore dhe takimeve në shtet e Ballkanit perendimor do ngrisim vetëdijen për fuqitë dhe defektet që i kemi në këtë temë.

Grupi Konsulent Ndërkombëtar për Qeverisje është një institut konsulent i përkushtuar për të ofruar ekzaminime, këshillime dhe asistencë për zhvillimin e strategjisë së qeverisjes, ndërtimin e kapaciteteve dhe programeve të trajnimit, reformat strukturore, komunikimin politik, qeverisjen korporative dhe dialogun ndër-fetar dhe kulturor në vendet në mivel ndërkombëtar e në veçanti në Ballkanin Perëndimor dhe Lindje të Mesme. IGCK rreth vetes mbledh ekspertë me përvojë ministrash, parlamentarë, menaxherë të lartë, akademikë, hulumtues dhe vlerësues të zhvillimitndërkombëtar.

Qendra ‘Alquds’ për Studime Politike me seli në Amman dhe Bejrut është institucioni me serioz që tash e dhjet vite ka adresuar temat më sensitive që ndërlidhen me diskursin e islamit në Lindjen e Mesme. Kjo qendër është partnere kryesore e organizatave ndërkombëtare, USAID, UNDP, NDI Fondacioni gjerman KAS, Qeveri Norvegjeze etj. Qendra ‘Al-Quts’ ka një numër të konsideruar të botimeve dhe hulumtimve rreth islamit-shtetit dhe qytetarëve si dhe rreth tendecave për ta politizuar dhe radikalizuar Islamin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat