Vazhdon greva e punëtorëve të UP-së

Kosova

Vazhdon greva e punëtorëve të UP-së

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:10

Greva e punëtorëve të administratës në Universitetin e Prishtinës bën të ditur se do të vazhdohet me grevën të paktën deri nesër.

“Në takimin e djeshëm me nënkryetarin e Këshillit Drejtues të UP-së Leon Malazogu dhe sekretarin e UP-së na është premtuar se me 7 maj(nesër) do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet çështja e Kontratës Kolektive”, thuhet në një komunikatë të sindikatës së këtyre grevistëve.

Siç thuhet në komunikatë grevistët sot janë takuar me Rektorin Ramadan Zejnullahu nga i cili janë marrë premtime që maksimalisht do të angazhohen për realizimin e kërkesave të grevistëve.

“Pra greva vazhdon deri në vendimin e Këshillit Drejtues që do të mbahet nesër”, thuhet në njoftim.

Pas vendimit të dalë nga Këshilli Drejtues i UP-së, Këshilli Qendror Grevist dhe kryetarët e këshillave grevist të njësive akademik do të vendoset për rrjedhjen e mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat