Franca do të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e shëndetësisë

Kosova

Franca do të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e shëndetësisë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:45

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim ambasadoren Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Në këtë takim, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Rrahmani ka informuar ambasadoren Daviet me proceset aktuale në shëndetësi dhe ka shprehur falënderimin për kontributin e shtetit francez në mbështetje të shëndetësisë kosovare me projekte të ndryshme.

Në takim gjithashtu janë trajtuar mundësitë e bashkëpunimit për fusha specifike në shëndetësi, të cilat do të kishin një ndikim pozitiv për profesionistët shëndetësor të Kosovës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, përfitime të drejtpërdrejta për pacientët në Kosovë dhe për fuqizimin e sistemin shëndetësor të Kosovës, me mbështetje nga programe të ndryshme të asistencës nga autoritetet franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat