Heshtje zgjedhore në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan

Kosova

Heshtje zgjedhore në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan

Më: 5 maj 2015 Në ora: 14:01

Në bazë të Rregullores mbi zgjedhjet e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në të gjitha Fakultetet e Universitetit, nesër është dita e votimit për zgjedhjet studentore 2015.

Heshtja zgjedhore ka filluar 48 orë para ditës së votimit.
Janë 3308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015
Qendrat e vendvotimit që gjenden në objektin e Universitetit do të hapen në ora 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00
Rezultatet preliminare, nga KQZ, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 07.05.2015, ndërsa ato përfundimtare më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015
Ndryshe, janë dy organizata të cilat do të garojnë për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) që mban numrin 11 dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK) që në listat e fletëvotimit mban numrin 12.
Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.
Universiteti inkurajon kandidimin e studentëve më të mirë dhe Organizatat Studentore konkurruese,që denjësisht t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e studentëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat