20 arsimtarë të Prishtinës qe dy muaj pa paga e kontrata

Kosova

20 arsimtarë të Prishtinës qe dy muaj pa paga e kontrata

Më: 5 maj 2015 Në ora: 08:41

Njëzet punëtorë arsimorë të shkollave fillore e të mesme të Komunës së Prishtinës kanë hyrë në muajin e tretë të punës pa paga e kontrata.

S.G. thekson se për këtë i ka dërguar letër edhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, nga e cila ka kërkuar më shumë sqarime se pse po ndodh diçka e tillë. Se Drejtoria e Arsimit i ka pranuar dy ankesa me shkrim dhe disa ankesa gojore të punëtorëve arsimorë të kësaj kategorie, e ka pohuar edhe drejtoresha e Arsimit të Prishtinës, Arbëri Nagavci, të hënën.

Punëtorët që nuk kanë marrë paga janë pranuar në punë në bazë të një konkursi të shpallur më 5 janar të këtij viti. Ankuesi, për më tepër, për mosfutjen në listën e pagave është ankuar se pse kjo po ndodh pa iu dërguar nga Komuna asnjë arsyetim i qëndrueshëm dhe pa asnjë paralajmërim. Halli i tij, pra, është se Drejtoria do të duhej t’ua jepte ndonjë sqarim paraprak.

“Si është e mundur që 2 muaj të mos kemi kontratë pune, pa asnjë sqarim nga DKA-ja në Prishtinë”, ka pyetur S.G., teksa nuk e ka anashkaluar as problemin e mbijetesës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/20-arsimtare-te-prishtines-qe-dy-muaj-pa-paga-e-kontrata-98716/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat