Nesër lagjja “Ulpiana”, pa ujë

Kosova

Nesër lagjja “Ulpiana”, pa ujë

Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:04

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ka njoftuar se nesër në lagjen ”Ulpiana”, duke filluar nga ora 08:00-16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Shkak i kësaj ndërprerje uji, sipas një njoftimi janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht kyçja e dy gypave të rinj me diametër fi 315 mm dhe 250 mm, gypa këta që e furnizojnë me ujë të pijshëm lagjen e lartëcekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat