Gjendja e grave të dhunuara 16 vjet pas luftës (Video)

Kosova

Gjendja e grave të dhunuara 16 vjet pas luftës (Video)

Më: 28 prill 2015 Në ora: 20:49

Pasojat e këtyre krimeve po i bartin edhe me tutje këto gra. Ato e kanë të vështirë ta tejkalojnë atë çfarë kanë përjetuar.

Pasojat e luftës ndihen edhe 16 vjet pas saj. Krimet serbe kanë lënë gjurmë të cilat zor se do të shlyhen nga kujtesa. Por, më e vështirë gjendja bëhet kur për këto krime, me gjithë dhimbjen që bartin, nuk flitet shumë për to. Fjala është për femrat e dhunuara nga serbët. Ato bartin në vete një dhunë sa fizike e më shumë psikike që i mundon. Janë të rralla rastet kur këto femra pranojnë të rrëfehen. Disa nga to megjithatë kanë vendosur të deklarohen për transmetuesin publik.

Ishte 28-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve të vegjël.

Para 16 vjetësh ajo bashkë me ta, mundohej t’i ikte tmerrit të luftës, kur ra në duar të forcave serbe.

Tmerrin që përjetoi ajo së bashku me shumë femra të tjera atë ditë, s’do ta harrojnë kurrë.

“Kemi qenë 130 veta, 50 veta na kanë në Koperativë. Atë fat e kemi pasur edhe unë, motra ime edhe nusja e vëllaut. Kemi bërtit, me thika na kanë zhvesh dhe aty ka filluar dhunimi për 3 orë, pastaj na ka humbur vetëdija dhe nuk di asgjë më shumë", thotë ajo.
Një përjetim edhe më të rëndë nga koha e luftës e ka edhe një nënë tjetër, atëbotë 38 vjeçare.

Serbët hynë në shtëpinë e saj dhe e dhunuan atë bashkë me 3 vajza; më e vogla kishte vetëm 13 vjet.

"Vajzat kanë bërtit, e unë iu kamë thënë mos u shqetësoni se nuk na bëjnë asgjë, vetëm na largojnë nga shtëpia dhe dalim e iu bashkohemi popullit. Pastaj, na kanë dërgu në bodrum dhe na kanë malltretuar në çdo formë".

Pasojat e këtyre krimeve po i bartin edhe me tutje këto gra. Ato e kanë të vështirë ta tejkalojnë atë çfarë kanë përjetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat