Megjithatë, Puhie Demaku nuk shkon në Beograd

Kosova

Megjithatë, Puhie Demaku nuk shkon në Beograd

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:27

Në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG), në Beograd që pritet të mbahet të shtunën, nuk do të shkojë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku.

Lajmin e ka konfirmuar vet deputetja e VV-së, Puhie Demaku.

“Nuk është e vërtetë që do të jem pjesë e delegacionit që do të shkojë në Beograd”, ka thënë Demaku.

Megjithatë, një delegacion nga Kosova më përbërje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës do të udhëtojë drejt Serbisë për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku do të diskutohet se si kuvendet mund të ushtrojnë kontroll më efikas ndaj qeverive përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat