Ramush Haradinaj ‘thikë pas shpine’ protestuesve

Kosova

Ramush Haradinaj ‘thikë pas shpine’ protestuesve

Nga: H. Orana Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:01

Partitë politike duke ftuar popullin në protesta po fusin përqarje tek njëri tjetri. Derisa një ditë protesojnë kundër njëri-tjetrin, ditën tjetër ata pinë kafe krahë për krahu. E ku mbetën protestat e një dite më parë?

Derisa LDK, PDK, AAK, Vetëvendosja e Nisma janë partitë më të madhe në Kosovë, dhe si të tilla ato po e përqajnë popullin në pesë grupe, ndërsa janë grumbulluar vetë në dy, si pozitë dhe opozitë. Vazhdimisht akuzojnë njëra tjetrën për keqqeverisje, e kanë shkuar me akuza deri tek vrasjet, por kur vjen puna tek pushteti, ato bashkohen fuqishëm.

Pavarësisht preferencave të qytetarëve, ato janë bashkuar në dy grupe të mëdha. Kështu në koalicionin qeveritar janë LDK-ja e PDK-ja, ndonëse njihet si dy partitë me rivalitetin më të madh. Këto dy parti qeverisjen e bëjnë bashkë, ndonëse elektorati i këtyre dy partive ka qenë kundër këtij bashkimi. Derisa elektorati, madje edhe një pjesë e anëtarsisë së LDK-së është kundër bashkëqeverisjes me PDK-në, edhe elektorati i kësaj të fundit ka shumë kundërshtime.

Por hiq më mirë nuk janë edhe grupi opozitar. AAK, Vetëvendosje e Nisma janë bashkuar në një grup opozitar për të ‘dënuar’ keqqeverisjen. Por ngjashëm edhe elektorati i të tri partive nuk pajtohet me programin e njëra tjetrës. Madje edhe në Kuvend ka pasur shumë herë kundërshtime e akuza ndërmjet deputetëve të këtyre partive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat