LDK e PDK paralajmërojnë bojkotimin e punës së Drejtorisë së Liburn Aliut

Kosova

LDK e PDK paralajmërojnë bojkotimin e punës së Drejtorisë së Liburn Aliut

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:53

Incidenti që ndodhi në mes të shefit të Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu, dhe asamblistit të partisë opozitare PDK, Muhamet Selmani, ka kaluar në organet kompetente të drejtësisë.

Mirëpo opozita, e cila e ka shumicën e ulëseve në Kuvendin Komunal (PDK e LDK), nuk po pajtohet kurrsesi që grushtimi i asamblistit t’i mbetet vetëm organeve të drejtësisë.

Ata i kanë bërë prapë thirrje kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, që ta shkarkojë drejtorin Aliu nga detyra, në të kundërtën kanë paralajmëruar bojkot të punës së Drejtorisë së Urbanizimit në Asamble.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të mblidhet Asambleja për ta vazhduar seancën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat