Mustafa shpreh nderime për dëshmorët e Prishtinës

Kosova

Mustafa shpreh nderime për dëshmorët e Prishtinës

Më: 18 prill 2015 Në ora: 12:40

Në kuadër të shënimit të “Ditës së Krenarisë”, në përkujtim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës të rënë, edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur nderime për dëshmorët e rënë në luftën e fundit.

“Si Kryeministër i Kosovës dhe qytetar i Prishtinës, sot shpreh nderimet e larta për dëshmorët tanë, që jetën e tyre ia dhuruan lirisë dhe pavarësisë. Me përkushtim do të punojmë t'i realizojmë idealet e tyre”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat