Isufi: Komandantët e Lutfi Hazirit kanë qenë në egzil (Video)

Kosova

Isufi: Komandantët e Lutfi Hazirit kanë qenë në egzil (Video)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 22:50

Ahmet Isufi, nënkryetari i AAK'së sa i përket sigurisë ka theksuar se është e çuditshme se si institucionet nuk marrin përgjegjësi për punët e veta dhe është një kryeministër qe nuk e kupton punën e vet.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin 'Rrokum Roll' në Televizionin Rrokum.

Derisa për listën e veteranëve ka theksuar se gjithçka është politike, duke thënë se edhe po përfundon me motive politike.

Ai ka theksuare se Hazirin e konsideron si një qytetar të Gjilanit dhe komandantët në të cilën thirret ai ata kanë qenë në egzil.

Isufi ka thënë se Haziri i takon një zone tjetër e jo asaj zone që ai ka komanduar.

Kurse për zgjedhjet në AAK ka theksuar se kanë hapë një reformë dhe që në start ka pas ndryshime.

Sipas tij Ramush Haradinajt i ka munguar 10 vjet AAK'së, por ajo ka mbijetuar dhe ka qenë parti parlamentare.


RROKUM ROLL - Ahmet Isufi, AAK by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat