Nexhat Daci thotë se fuqia politike në Kosovë iu është dorëzuar ndërkombëtarëve

Kosova

Nexhat Daci thotë se fuqia politike në Kosovë iu është dorëzuar ndërkombëtarëve

Më: 1 prill 2015 Në ora: 20:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka akuzuar autoritetet vendase dhe ndërkombëtare për eksodin e kosovarëve, të cilët në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, lanë Kosovën në numër të madh. Tha se politikanët e Kosovës i kanë dorëzuar fuqinë politike ndërkombëtarëve.

Ish kryetari i Kuvendit Daci, tha se fuqia politike në Kosovë iu dorëzua ndërkombëtarëve, e ata sipas tij, nuk dinë të qeverisin në shtëpi të huaj.

“Duke e nënvlerësuar potencialin tonë dhe duke e keqpërdorur mikpritjen tonë... në një mënyrë e kemi dorzu krejt fuqinë politike në faktorin ndërkombëtar. Faktori ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë por faktori ndërkombëtar nuk dihet të jetë zot shtëpie kurrë sepse ai nuk e di mentalitetin se çfarë shtëpie i duhet familjes time ose të jujes...dhe mundohet me imponu gjana që nuk i absorbon”, tha ai, në emisionin ‘Imazh’ në RTK.

Tha se e gjithë kjo solli eksodin e kosovarëve, dhe jetesën e tyre në geto, si të vetmit që nuk gëzojnë liberalizim vizash.

“kemi ardh këtu që për herë të parë në historinë e popullit shqiptar mas përzënies që na kanë qu në Turqi tash ka ngja eksodi jonë në Europë, është meritë e të dy faktorëve nën një faktorëve vendorë, që pa paterica nuk mundet me ecë dhe nën dy e faktorit ndërkombëtar që edhe sot e vetmja pikë e zezë në Europë është Kosova, e izolume në geto”, tha Daci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat