Ambasadori izraelit: Ne jemi miq me Kosovën

Kosova

Ambasadori izraelit: Ne jemi miq me Kosovën

Më: 1 prill 2015 Në ora: 13:29

Edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot ambasadorin e Izraelit në Beograd Yossef Levy.
Gjatë një konference të përbashkët për medie, ambasadori izraleit Levy ka thënë se është i lumtur që është në Kosovë.

“Jam i lumtur që jam në Prishtinë. Është një vend shumë bujar dhe njerëzit janë shumë të shoqërueshëm. Diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe shkëmbyem pikëpamjet tona në këtë drejtim”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët se a do ta njoh Kosovën, Izraeli, Levy ka thënë shkurt. “Ne jemi miq”, duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë edhe po konsiderohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat