Tahiri në Bruksel, presion për zbatimin e marrëveshjeve

Kosova

Tahiri në Bruksel, presion për zbatimin e marrëveshjeve

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:04

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të takohet me palën serbe, takime këto në kuadër të dialogut teknik.

Ministrja Tahiri nuk do të negociojë për çështje të reja. Ajo tha për transmetuesin pubik se po shkon në Bruksel që të bëjë presion, që marrëveshjet e arritura, që kryesisht kanë të bëjnë me Telekomin dhe energjinë, të zbatohen.

“Do të kërkoj shpejtimin e zgjidhjes së çështjes së kodit telefonik, pastaj zbatimin e marrëveshjes për telekomin në përgjithësi, ku kodi është njëri prej elementeve, si dhe do të kem bisedime për të përshpejtuar proceset e zbatimit në energji. Edhe aty kemi disa ngecje, pastaj në fushat tjera, siç është sigurimi i automjeteve. Unë si palë, kam dhënë pëlqimin për marrëveshje, por pala serbe ende po e zvarrit konfirmimin e gatishmërisë për të pranuar marrëveshjen për këtë, por edhe fusha tjera ku ka nevojë të shpejtohet zbatimi i marrëveshjeve”, tha Edita Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat