Kosova i pranon marrëveshjet me Serbinë, pa i analizuar rreziqet!

Kosova

Kosova i pranon marrëveshjet me Serbinë, pa i analizuar rreziqet!

Më: 31 mars 2015 Në ora: 14:20

Qeveria e Kosovës ka arritur një marrëveshje që përafërsisht rreth 500 pjesëtar nga Mbrojtja Civile që të ju mundësohet të punësohen në kuadër të strukturave të sigurisë se Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Analistët politik vlerësojnë se Kosova po e paguan çmimin e lartë të normalizimit të raporteve me Serbinë.

Publicisti dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, thekson se ky është rezultat i dështimit të aksionit të 25 Korrikut 2011.

“Është një kompromis sado kudo. Kosova shumë ma shumë ka arritur në saje të diplomatit të suksesshëm Hashim Thaçi se sa në saje të luftëtarit/komandantit të dështuar Hashim Thaçi”, thotë Spahiu për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, analisti Blerim Burjani, thotë se me këtë çështje janë pajtuar partitë në koalicionin.

“Kosova po paguan çmimin e lartë të normalizimit të raporteve me Serbinë, për të u dukur pro evropian. Kosova ka pranuar në mënyrë gjeneroze marrëveshje të shumta edhe pa analizuar kahjen dhe rreziqet që kanosen rendit kushtetues. Marrëveshja e fundit është në këtë drejtim, pa e verifikuar listën e pjesëtarëve të këtij subjekti ilegal dhe në kundërshtim të plotë me procedurat e regjistrimit dhe pa verifikim të bëhen pjesë e strukturave të sigurisë së shtetit të Kosovës”, thotë Burjani.

Ai thotë se, në mesin e këtyre pjesëtarëve ka gjithçka, me një fjalë ka thyes të ligjeve të Kosovës, kontrabandues të mallrave, kriminelëve të shumtë të lidhur me politiken dhe bizneset e Beogradit.

“Pra, në mesin e tyre ka kontrabandues, thyes të ligjeve, biznesmen të cilët janë të lidhur me parti të Serbisë dhe me biznesmen me kapital të dyshimtë, këta pjesëtar serbe janë dorë e zgjatur e radikalëve serb” thotë analisti politik Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat