KMDL-UÇK: Veteranët të hënën në demonstratë

Kosova

KMDL-UÇK: Veteranët të hënën në demonstratë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 21:54

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK ka vendosur që të hënë duke filluar nga ora 12:00 të mbajmë një demonstratë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ata njoftuan se protesta do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe di të vazhdojë drejt Qeverisë së Kosovës.

Anëtari i këtij këshilli, Naim Gashi, gjatë një konference për media ka thënë se po vërehet se nuk ka një serizotet nga Komisionit për publikimin e listave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarët e të cilës tash e dy vite janë mashtruar duke dhënë data se do të publikohen këto lista.

Qeriqi ka thënë se në takimet që ka pasur në të gjitha zonat shihet një pakënaqësi e madhe e veteranëve dhe gjithçka mund të dal jashtë kontrollit.

Ai shtoi se përgjegjësia mbi atë që ndodhë në demonstratë le t’i mbanë komisioni dhe Qeveria e Kosovës që po zvarrit këtë proces./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat