Lutfi Haziri thotë se i anëtarësoi 350 anëtarë të rinj në LDK

Kosova

Lutfi Haziri thotë se i anëtarësoi 350 anëtarë të rinj në LDK

Më: 28 mars 2015 Në ora: 15:35

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anëtarësuar sot 350 anëtarë të rinj në LDK. Ky hap i Haziri është bërë në kuadër të zgjedhjeve të brendshme partiake. Nuk dihet nëse ky kontingjent i hyrjeve në LDK do t’i ndihmojë Lutfi Hazirit të ngjitet në krye të LDK’së?

Lexojeni te plote njoftimin

Sot u ndjeva krenar me 350 aderimet e reja të Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan. Ky tubim kaq masiv duhet ta bëjë jehonën, thirrjen dhe angazhimin tuaj për zgjedhjet e brendshme në LDK. Janë zgjedhje që në 25 vjetët e ecjes së LDK-së, secili prej neve që jemi këtu, nëse kthehet pak prapa dhe mendon, del që rruga ka qenë jashtëzakonisht e vështirë.

Rruga jonë ka qenë luftë dhe rrugë politike që është sfiduar deri në sakrificë. Sot e përkujtojmë kryengritësin e Gjilanit Agim Rashitin në 26 vjetorin e rënies, pastaj Reshat Ymerin e Enver Ramadanin, sot përkujtojmë ekzodin dhe martirët e vitit 1998-1999. Sot ka shumë nëna e baballarë që rrisin jetimë.

Por, një grua fuqishme si ju, që është shtyllë e familjes dhe e cila merr mbi vete të ndërtoj jetën, përkundër kësaj sakrifice, tregon qartë se sa e sigurt është familja në Gjilan, jo falë burrave, por falë grave. Ju na bëni më të fortë, më të fuqishëm dhe na trimëroni në realizimin e objektivave tona.

Deri në gjunjëzim i përkulem sot sakrificës së grave, nënave dhe të rejave të Gjilanit sepse për këto 25 vjet sa unë jam i angazhuar asnjëherë nuk kemi qenë vetëm, por bashkë me ju dhe qindra mijëra gra që nuk janë këtu. I siguroj aderueset e reja se të gjitha do të jenë të barabarta sepse në shtëpinë tonë, nuk ka aktivistë të vjetër e të rinj, por ka aktivistë të barabartë. Ky proces zgjedhor që po fillon, kjo Konventë e madhe e gruas është thirrje që të merrni pjesë në zgjedhje, në çdo lagje, në çdo fshat, të konkurroni që të jeni të votuara, e të zgjedhura.

Guxoni që ta udhëhiqni edhe nëndegën dhe bëhuni gati që nesër të udhëhiqni edhe institucione të tjera. Në këtë 25 vjetor e përkujtojmë liderin dhe ideologun e lëvizjes, babain themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova! LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat