Dhurohet gjak në shenjë kujtimi për dëshmorët

Kosova

Dhurohet gjak në shenjë kujtimi për dëshmorët

Më: 28 mars 2015 Në ora: 14:58

Dhjetëra banor të lagjeve Sofalia dhe Taukbahqe të Prishtinës janë tubuar sot për të dhuruar gjak në shenjë kujtimi dhe nderimi për gjithë dëshmorët e rënë të këtyre lagjeve vite më parë.

Ajo e cila kishte vendosur që t’i bashkohej këtij aksioni simbolik për dhurimin e gjakut ishte edhe Fatime Hamiti, motra e dëshmores Drita Hamiti e cila kishte qenë vetëm 25 vjeçe kur 16 vite më parë ishte vrarë në këtë lagje.
Fatimja tregoi se dhimbjet për të motrën akoma janë të mëdha dhe të rënda, por ajo që e mllefos më shumë Fatimen është se asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë vizitë nga udhëheqësit e vendit për t’ua lehtësuar sadopak siç tha dhimbjet shpirtërore që bartin mbi vete si familje.

Hamiti: Dhimbjet akoma janë shumë të mëdha

“ Sot këtë humanitet e çmoj shumë dhe besoj që të gjithë pa marrë parasysh a kanë dëshmor, a kanë të vrarë civil, kisha dashur që t’i bashkëngjiten këtij aksioni me shpresë që një kujtim i tillë sidomos dhurimi i gjakut do të jetë mjaft simbolik mendoj për mua kur e dimë se edhe ata kanë dhënë jetën e tyre apo kanë derdh gjak për këtë liri që sot ne e gëzojmë”, theksoi ajo.

Pos, Fatimes edhe qytetari Bajram Redenica kishte vendosur të dhuronte gjak sot i cili këtë ditë e vlerësoi mjaft të qëlluar dhe u shpreh se ndihet i lumtur që iu ka ofruar mundësia për t’i ndihmuar gjithë ata që kanë nevojë për gjak.

Redenica: Është një ditë shumë e qëlluar

“ Duke dhuruar gjak për çështje humanitare kanë organizuar përfaqësuesit e lagjes këtu për atë çështje për t’i bërë mirë dikujt kush ka nevojë... Në përgjithësi e kanë përkrah shumë tash të shohim pasi po ka nevojë është e mirë me mujt me dhanë kush të mundet”, tha ai.

Ndërkaq, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunë e Prishtinës, Arben Vitia i cili sot ishte i pranishëm dhe dhuroi edhe gjak, ka bërë me dije se kjo ditë simbolizon dy ngjarje shumë të rëndësishme, atë të luftës së fundit në Kosovë ku në këtë vend kishin rënë tre viktima, dhetjetra është ajo e vitit 1944 ku pikërisht në këtë vend ishin pushkatuar gjithsej 74 veprimtarë të çështjes kombëtare.

Vitia: Do t’i përkrahim edhe në të ardhmen

“ Besoj se kjo është një simbolikë jashtëzakonisht e qëlluar në kuptimin që do të japin tash gjak për ata që kanë nevojë ashtu si dëshmorët kanë dhënë gjak për neve kur ne kemi pas nevojë për ta. Është një simbolikë ne edhe si komunë e Prishtinës por edhe në aspektin personal me shumë dëshirë iu kam bashkangjitur këtij aksioni që së paku të kontribuojmë në personat që kanë nevojë për gjak në këto momente”, tha ai.

Vitia ka nënvizuar se Komuna e Prishtinës do vazhdojë t’i përkrah në këtë drejtim edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, koordinatori i këshillit të lagjes Sofali, Enver Deniza tha se bashkë me banorët e tjerë të kësaj lagjeje kanë vendosur që këtë ditë përmes dhurimit vullnetar të gjakut t’i kujtojnë dhe nderojnë dëshmorët e rënë të kësaj lagje.

Denisa: Kujtojmë dëshmorët e kësaj lagje

“ Unë ju jam mirënjohës shumë Komunës së Prishtinës, Drejtorisë së shëndetësisë e cila po na përkrah moralisht por në të njëjtën kohë po na bashkohet edhe në mënyrë direkte për dhurimin e gjakut”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat