Rekrutimi i Mbrojtjes Civile në institucionet e Kosovës si “Kali i Trojës”!

Kosova

Rekrutimi i Mbrojtjes Civile në institucionet e Kosovës si “Kali i Trojës”!

Më: 28 mars 2015 Në ora: 11:38

Qeveria e Kosovës ka arritur një dakordim që përafërsisht rreth 500 pjesëtar nga Mbrojtja Civile të ju mundësohet të punësohen në kuadër të strukturave të sigurisë se Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet një marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës ka pranuar që asnjë të mos e lërë pa punë, e ajo e Serbisë që të heqë Mbrojtjen Civile nga struktura organizative e Ministrisë së saj të Punëve të Brendshme.

Eksperti i Sigurisë dhe Inteligjencës, Drizan Shala, thotë se në aspektin politik çdo gjë është në rregull, por jo edhe në aspektin e Sigurisë Nacionale.

Sipas tij, edhe më herët Qeveria e Kosovës përkatësisht MPB-ja ka punësuar më procedurë të përshpejtuar në strukturat e saj pjesëtar të MUP-it serb të cilët me trajnim 7 javorë janë shndërruar në pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe tani punojnë në pjesën veriore, e cila deshëm apo jo është ndërkombëtarizuar sikur qysh ka qenë pjesa tjetër e Kosovës në periudhën 99-2005 dhe defakto aty nuk kemi ende prezencën e Institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Unë ketë inkuadrim e quaj si “Kali i Trojës” në mesin tonë duke u përpjek me shuajt në virusin nga jashtë po e fusin në trupin tonë edhe me këtë po e lajm që imuniteti i shtetit tonë të jetë i atakuar gjithmonë sa herë që janë në pyetje interesat e shtetit serb në Kosovë. Sepse në pjesën veriore operojnë këto institucione siç janë MUP-i serbe, Mbrojtja Civile, BIA, VBA.”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo është një simptomë që pas përfundimit të bisedimeve në mese Kosovës dhe Serbisë në pjesën mbi urën Ibër të jenë figurativisht “shteti” ynë, por në fakt operon dhe funksionon “shteti” i Serbisë me të gjitha agjencitë e saja edhe atë duke e paguar taksa paguesi i Kosovës, sepse me këtë ndërlidhet edhe Asociacioni i Komunave Serbe.

“Deshëm apo nuk deshëm, me këto veprime jo të matura mirë politikisht ne po i japim shumë më shumë procesit të bisedimeve se sa në fakt do duhet të përfitojmë nga ky proces në aspektin e sigurisë dhe mirëqenies se qytetareve të Republikës së Kosovës. Sepse, siç e kemi potencuar edhe më herët që me inkuadrimin e këtyre personave në kuadër të institucioneve më përgjegjësi të lartë të mbrojtjes se sigurisë nuk do kishte mundur të evitohet rasti i Gavriç Slobodan”, thotë Shala.

Shala thotë se, edhe kërkesa e Listës serbe që ta kenë në çdo dikaster Qeveritar edhe të Agjencive që janë të thirrura për sigurinë ka një zv. Drejtor krijon rast që gjatë procesit të filtrimit të informacioneve operative të rrjedh në adresë të gabuar edhe me këtë të dëmtohet i tërë procesi hetues-informativ.

“Prandaj si qytetar edhe si studiues i fushës së sigurisë bëj apel që së paku në këtë proces ku kemi të bëjmë me struktura të jashtme të sigurisë që deri dje ishin agresor kryesor të konsultohet edhe AKI-ja e cila mund ta monitoroj më këshilla që mos të infiltrohen persona që prejardhjen e kanë më struktura me karakter Informative apo “Shërbimet Sekrete”, thotë eksperti i Sigurisë dhe Inteligjencës, Drizan Shala. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat