Kuvendi dështon sërish ta zgjedhë Avokatin e Popullit

Kosova

Kuvendi dështon sërish ta zgjedhë Avokatin e Popullit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 17:52

Nuk ka mundur as në këtë seancë të votohet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Pas një diskutimi që ka pasur kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, me kryesinë dhe shefat e grupeve parlamentare është konstatuar shtyrja e votimit për drejtuesin e këtij institucioni.

Në arsimin e tij, Haliti ka thënë se në sallë janë vetëm 64 deputetë, ndërsa për të zgjedhur Avokatin e Popullit duhen 61 vota. Në garë janë 4 kandidatë. Mazllum Baraliu, Shqipe Mala, Veton Vula dhe Suzan Novoberdaliu janë katër kandidatët që kishin marrë pikët maksimale të panelit intervistues prej 7 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pë votimin e tyre nuk kishte pas kuorum as dje.

Në rast se shkohet në votim e nuk zgjidhet Avokati i Popullit, atëherë procedura duhet të rinisë me shpalljen e konkursit, gjë që merr edhe 6 muaj.

Haliti ka thënë se shpreson në Seancën e radhës të ketë një koordinim më të mirë në mes të grupeve parlamentare për zgjidhjen e këtij ngërçi. Mediat kanë raportuar më parë se edhe vetë mazhoranca, PDK dhe LDK përkrahin kandidatë të ndryshëm për Ombudsperson.

Avokati i Popullit kishte dështuar të zgjidhet edhe në seancat e fundit të legjislaturës së kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat