Zemaj: Isa në poste ka emëruar njerëz pa ndikim në LDK - ky është kabineti i tij, jo i LDK-së! (Video)

Kosova

Zemaj: Isa në poste ka emëruar njerëz pa ndikim në LDK - ky është kabineti i tij, jo i LDK-së! (Video)

Më: 26 mars 2015 Në ora: 22:01

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka theksuar se vrasjet e anëtarëve të LDK-së që kanë ndodhë pas luftës së fundit në Kosovë, janë padrejtësi e madhe.

Zemaj këto komente i ka bërë në emisionin 'Rrokum Roll', me Fidan Jupollin në TV Rrokum.

Zemaj ka theksuar se nga raporti i prokurorit Clint Williamson, shihet se këto akte janë klasifikuar si hetim për vrasjet e kundërshtarëve politikë. Ndaj, thotë se hetimet do të jenë të pavarura dhe se për to nuk do të pyeten as PDK e as LDK.

Zemaj ka theksuar se edhe kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar të hetohen këto krime.

“S'ka marrëveshje për fshehjen e krimeve. Pas ndryshimeve kushtetuese, drafti vjen për votim në Kuvend, e cila sipas rregullave duhet me i pasë rreth 80 vota”, thotë ai.

Për interpelancën e Isa Mustafës, Zemaj ka thanë se opozita është populliste dhe se mundet me i pasë kritikat e saj. Kurse, sa i përket zgjedhjes për president vendi të kreut të PDK-së, Hashim Thaçit, ai ka theksuar se nuk e ka votuar dhe se nuk do të votojë as për Thaçin President.

Zemaj thotë se e ka nënshkruar iniciativën për hetimin e SHIK-ut dhe se nuk e ka ndërmend me e tërheq atë nënshkrim.

Për situatën në LDK tha se karakterizohet me përpjekje klanore për marrje postesh dhe shtrirje ndikimi në parti.

“Kryeministri Mustafa ka emëruar në poste qeveritare njerëz me shume pak ndikim ose hiq në LDK, ndërsa njerëzit e autoritetit në LDK i ka lënë anash. Ky është kabineti i tij, nuk janë njerëzit e fortë të LDK-së”, tha ai. /Rrokum/


RROKUM ROLL - Armend Zemaj, deputet i LDK by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat