Sherifi: Për koalicion, PDK-ja i ofroi Limajt mbylljen e lëndëve në gjykatë

Kosova

Sherifi: Për koalicion, PDK-ja i ofroi Limajt mbylljen e lëndëve në gjykatë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 07:15

Për koalicion, PDK-ja i ofroi Limajt mbylljen e lëndëve në gjykatë në mënyrë që të prishej koalicioni paszgjedhor VLAN.
PDK-ja i kishte ofruar Fatmir Limajt që po të bëhej koalicioni me PDK-në kjo parti do të përkujdesej që të gjitha lëndët e Limajt nëpër gjykata të mbylleshin.

Pohimin e ka bërë në emisionin Interaktiv në KTV, sekretari i përgjithshëm i NISMA-s, Billall Sherifi.

Sipas tij, Limaj kishte refuzuar ofertën e PDK-së duke thënë se nuk ka frikë nga drejtësia.

“Gjatë kohës sa ishte Blloku, Fatmir Limajt i ishte ofruar mundësia që të largohej nga Blloku duke i premtuar se do t’ia largonin shumë shpejt dosjen. PDK-ja ka dërguar njerëz të vet, por këta nuk po i përmendi sepse mund të rrezikohem”, ka thënë Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat