Shala: LDK do ta votoj Thaçin për president

Kosova

Shala: LDK do ta votoj Thaçin për president

Më: 5 mars 2015 Në ora: 00:14

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se partia e tij do ta votoj Thaçin për president gjatë vitit 2016.
Shala ka treguar se LDK do t’i përmbahet marrëveshjes dhe se këtë e kanë bërë për një mandat të plotë. Por, në rast të ndryshimit të situatës, ai thotë se shumica do të vendosë.

“S'ka të bëjë me garancinë, me kemi një marrëveshje politike. Ne do të punojmë që marrëveshja politike të respektohet. Mendoj që marrëveshjet politike të kësaj natyre, bëhen për një mandat qeverisës. Partitë e përgjegjshme i respektojnë, dhe ne jemi e përgjegjshme”, ka thënë Shala në “Zona B”.

Shala nuk ka dashur të komentoj deklaratat e disa deputetëve të LDK-së, të cilët kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë seancën kur do të ndodhë votimi për president, në mënyrë që t’i pamundësohet zgjedhja e Thaçit për postin e presidentit

Ai nuk ka pranuar të krahasohet me ish-kryeministrin, Hashim Thaçi, që tani mban postin e zëvendëskryeministrit.

“Njohje personale private skam as tani. S’kemi pse të matemi, njeriu qe drejton qeverinë, është kryeministri”, tha ai.

Shala po ashtu nuk ka dashur të flas edhe për ndarjet e posteve qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat