​Pallati i Drejtësisë pa ventilim, alivanoset një prokurore

Kosova

​Pallati i Drejtësisë pa ventilim, alivanoset një prokurore

Më: 4 mars 2015 Në ora: 23:49

Në Pallatin e Drejtësisë nuk funksionon si duhet sistemi i ventilimit, madje Prokurorja Ferdane Sylejmani të mërkurën u dërgua në Emergjencë pa vetëdije.

Kështu raporton RTV 21, ku njofton se ajo ka pësuar edhe lëndime trupore.

Shkas i gjithë kësaj situate prokurorët thonë se është mungesa e ajrit dhe oksigjenit në ambientet e punës.

Të shqetësuar me këtë rast janë të gjithë prokurorët e Prokurorisë Themelore dhe vlerësojnë se duhet masa urgjente në përmirësimin e ambientit të punës, përndryshe sipas tyre, po keqësohet gjendja shëndetësore e punëtorëve në mungesë të ajrit dhe ventilimit jo efikas.

Prokurorja e lënduar në vendin e punës Ferdane Sylejmani pas trajtimit në Klinikën Emergjente, po trajtohet në shtëpi.

Në gjykatat dhe prokuroritë që janë vendosur në Pallatin e Drejtësisë thonë se edhe pas një muaj problemet teknike janë evidente.

Mungesa e ajrit, mosfunksionimi i tualeteve, ashensorëve pengojnë realizimin e detyrave të punonjësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat