Situata në Kosovë, e pashpresë

Kosova

Situata në Kosovë, e pashpresë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 07:37

Behgjet Pacolli ka paralajmëruar fuqizimin e AKR-së në skenën politike, duke thënë se ky subjekt politik u duhet qytetarëve të Kosovës.
Pacolli për ‘Epokën e re’ ka bërë me dije se do të ketë ndryshime në ekipin e tij dhe strukturat e partisë.

Ai ka folur edhe për çmimin ‘Nderi i Kombit’, me të cilin është nderuar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pacolli ka thënë se me këtë dekoratë nuk është dekoruar vetëm ai, por e gjithë Kosova. Duke iu kundërpërgjigjur kritikëve, ai ka thënë se këtë çmim nuk e ka blerë, por e ka fituar me punë.

“Mos u bëni qesharakë me mitologjinë e blerjes së titujve. Nëse do të doja do të kisha blerë pushtet, institucione apo vota”, ka thënë Pacolli.

Ai ka folur edhe për koalicionin qeverisës PDK-LDK, duke shprehur qëndrimin se ky koalicion vështirë se do të mbijetojë, edhe pse në letra i ngjan koalicionit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat