Theo Francken: Në Belgjikë, nuk ka azil për qytetarët e Kosovës

Kosova

Theo Francken: Në Belgjikë, nuk ka azil për qytetarët e Kosovës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 07:16

(E plotësuar) - Sekretari i shtetit për Azil dhe Migrim i Belgjikës, Theo Francken, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Francken, ka zhvilluar një takim, me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Nga ana e tij, ai ka bërë me dije se nuk do të ketë azil për kosovarët.

“Në emër të qeverisë dua të them dy apo tri gjëra. Ne jemi miqë të Kosovës, njerëzve të Kosovës, problemet me migrmin që kemi dhe shumë sfida në ballkan. Kemi shumë refugjatë nga vende të ndryshme.Njerëzit po shesin pronën e tyre dhe shpresojnë për një jetë më të mirë në Belgjikë, por shanset e suksesit janë pothuajse inekzistente. Ata marrin një vendim negativ dhe janë kur të kthehen në Kosovës, do të kthehen duarbosh. Ne kemi për të parandaluar këto tragjedi njerëzore duke u ofruar atyre informacione të sakta, për të parandaluar nisje të kota për në perëndim", tha Francken.

Ndërkaq, ministri Skender Hyseni, ka thënë se ka kërkuar nga delegacioni belg, që procedurat për migrantët ilegal të shkurtohen, të bëhen sa më efikase.

“Gjasat për të fituar azil në vendet e Shengen-it janë kurrëfare, prandaj po e përsërisë apelin që të mos migrojnë sepse do të shkojnë edhe më të varfër se që kanë shkuar”, theksoi Hyseni.

Ministri Hyseni pret Sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken

Sot Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të pres në takim, Sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken.

Takimi do të zhvillohet në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ora 10:00./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat