Mustafa: Të mos degradojë debati për importin e grurit

Kosova

Mustafa: Të mos degradojë debati për importin e grurit

Më: 2 mars 2015 Në ora: 22:15

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa , thotë se me shqetësim është duke ndjekur degradimin e debatit publik të shkaktuar nga raportimet mediale lidhur me dyshimet për keqpërdorime në importin e grurit në Kosovë dhe për cilësinë e tij.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira, të veprojnë konform ligjeve dhe në respekt të plotë të të drejtave dhe përgjegjësive kushtetuese.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Jam duke e ndjekur me shqetësim degradimin e debatit publik të shkaktuar nga raportimet mediale lidhur me dyshimet për keqpërdorime në importin e grurit në Kosovë dhe për cilësinë e tij.
Si kryeministër i Kosovës, u bëjë thirrje të gjitha palëve të përfshira, të veprojnë konform ligjeve dhe në respekt të plotë të të drejtave dhe përgjegjësive kushtetuese.
Është e papranueshme çdo fushatë linçuese ndaj personaliteteve të mediave tona. Sulme të tilla ndaj mediave nuk duhet të ndodhin. Ofendimet në asnjë rast nuk janë mënyrë e ofrimit dhe argumentimit të së vërtetës para qytetarëve.
Kërkohet, po ashtu, që gjatë kryerjes së misionit të tyre, mediat të kujdesen për të respektuar standardet më të mira profesionale si dhe Ligjet e Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Mediat mbesin faktor i rëndësishëm për përmirësimin e qeverisjes dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat