​Haziri: U kemi borxh qytetarëve tanë të Luginës

Kosova

​Haziri: U kemi borxh qytetarëve tanë të Luginës

Më: 2 mars 2015 Në ora: 19:31

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se Kosova u ka borxh qytetarëve të Luginës. Sipas Kryetarit të Komunës së Gjilanit, i ka kërkuar Qeverisë që t’i zbatoj pikat e Rezolutës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të miratuar në Kuvend më 2013.

"Sot 23 vjet më parë, shqiptarët e Kosovës Lindore, përkatësisht Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhanë fjalën e tyre për Autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkangjitje me Kosovën. Që nga ajo ditë, gjërat nuk kanë lëvizur shumë në drejtim pozitiv. Jam i nderuar që isha sponsorizues i Rezolutës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2013, ku për për herë të parë u caktuan obligimet e Kosovës ndaj qytetarëve tanë në Kosovën Lindore. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që me të gjitha kapacitetet e saj t’i implementoj të gjitha pikat e Rezolutës, sepse ua kemi borxh qytetarëve tanë!:, ka shkruar në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat