Jemi gati për Forcat e Armatosura

Kosova

Jemi gati për Forcat e Armatosura

Më: 2 mars 2015 Në ora: 07:25

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka bërë me dije se këtë javë do ta dorëzojnë në qeveri pakon ligjore për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ai ka deklaruar për e.r. se amendamentimi i Kushtetueses dhe miratimi i ligjit në Kuvend për transformimin e FSK-së varen nga zhvillimet politike në vend.

Demolli ka thënë se nuk është në dijeni nëse Lista Serbe është duke e kushtëzuar transformimin e FSK-së, por ka pranuar se sfidë e këtij procesi është sigurimi i votave të 2/3 të minoriteteve, sidomos atyre serbe.

Ai ka shtuar se transformimi i plotë i FSK-së në Forca të Armatosura do të kalojë në tri faza dhe do të zgjasë përafërsisht dhjetë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat