Shqipëria do ta mbështes Kosovën për Gjykatën Speciale

Kosova

Shqipëria do ta mbështes Kosovën për Gjykatën Speciale

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 17:55

"Pavarësisht ngritjes të këtij tribunali apo jo, askush nuk mund të hedh pikën e baltës apo të ketë fije dyshimi mbi sakrificat e popullit të Kosovës", ka theksuar ministri Bushati

Ministri i Punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë takimit të sotëm që pati me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj është pyetur edhe rreth formimit të Gjykatën speciale, për të cilën ka thënë se do ta mbështesin pa rezerva çdo qëndrim të mëtejshëm të autoriteteve të Kosovës, pavarësisht cili do të jetë ai.

Bushati: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe vetëm një

“Unë e ritheksoj edhe një herë faktin se pavarësisht ngritjes të këtij tribunali apo jo, askush nuk mund të hedh pikën e baltës apo të ketë fije dyshimi mbi sakrificat e popullit të Kosovës dhe luftën e drejtë për liri dhe pavarësi dhe qëndrimi i Shqipërisë do të jetë i palëkundur në këto linja, a preket apo nuk preket Shqipëria nga ky proces kur vjen puna për këto lloj akuzash të ngritura Shqipëria dhe Kosova kam përshtypjen se janë një dhe vetëm një”, tha ai.

Edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë qëndrimin e tij rreth gjykatës speciale, duke thënë se nuk do ta mbështesin.

Haradinaj: Nuk e mbështesim gjykatën speciale

“Nuk e mbështesim pra nuk votojmë pro, njëkohësisht nuk dimë me komentu më shumë se materialet zyrtare si kemi marrë asnjëherë”, theksoi ai.

Kurse sa i përket asaj nëse gjykata duhet të votohet në Kosovë apo të shkoj në këshillin e sigurimit, siç kanë paralajmëruar ndërkombëtarët, Haradinaj ka thënë se në rast që duhet të zgjedh mes dyjave mendon se Këshilli i Sigurimit është më i keq.

Ai ka rikujtuar se Kosova ka humb rreth 5 % të njerëzve të vet vetëm dy muajt e fundit, dhe sipas tij meritor për këtë gjendje të ikjes së njerëzve tonë jashtë vendit, është Thaçi dhe ekipi i tij, të cilët i ka quajtur jo serioz.

Ai shtoi se asnjë parametër nuk i jep të drejtën atyre që të na përfaqësojnë më shumë, pasi në këtë mënyrë njerëzit po ikin. Haradinaj ka thënë se për të është irrituese vdekja e një fëmiu dy vjeç në Hungari.

Haradinaj: Për ne tema e gjykatës nuk e ka peshën e vet

“Për ne tema e gjykatës nuk e ka peshën e vet, për ne me rëndësi është pse njerëzit ikin dhe pse në Kosovë nuk ndodh rritja e pagave, pse paguajmë energjinë kaq shtrenjtë... Pse manovrohet për Trepçën në mënyrë që manovrohet dhe kuptohet që i takojnë qytetarëve, njerëzve që do ta vënë nën presion ztr, Thaçi dhe kolegët tjerë për këto merita që i kanë për gjendjen që kanë kriju në vend me protesta”, tha ai.

Haradinaj ka komentuar edhe programin qeverisës të paraqitur nga Mustafa për të cilin ka hedhur mjaft kritika duke e quajtur të ndarë dhe nuk lidhet fare me qeverisjen.

“Këta janë njerëz të paaftë, të pazot nuk pritet asgjë prej tyre, mënyra si kanë operu këto ditë tregon se cili do plan edhe Steve Jobs me ua pru ndonjë plan këta janë të paaftë me zbatu”, theksoi Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat