89 studentë nga Kosova morën bursa nga USAID

Kosova

89 studentë nga Kosova morën bursa nga USAID

Nga: Diana Bunjaku Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 18:01

89 studentë nga Kosova do të kenë fatin që të studiojnë në Universitetet e Amerikës, në lëmi të ndryshme. Programi për lidership transformues ka ndarë bursa për studentët që do të fillojnë studimet e tyre në nivelin master në SHBA në vjeshtë të vitit 2015.

Këtë mundësi e ka kurorëzuar Ambasada e Amerikës së bashku me USAID-ës, duke ndarë kështu 89 bursa për nivelin master të studimeve për studentët e Kosovës.

Sipas tyre, këta të rinjë nga Kosova mund të studiojnë në programe si: financa publike, biznes, ekonomi, bujqësi, teknologji informative, pedagogji, zhvillim ndërkombëtar, edukim etj.

Tracy Ann Jacobson, ambasadorja e Amerikës në Kosovës tha se shteti i Amerikës është i hapur që t’ju ofrojë mundësi sa më të mëdha të rinjve nga Kosova, të cilët nga përvojat e ndryshme që do ti marrin në SHBA, do t’i bartin për në vendin tuaj.

“Jemi shumë të kënaqur që këtë vit nga 46 studentë e kemi rritur shifrën në 89. Kjo do të thotë shumë për ne, pasi me këtë fakt, tregon se sa të hapur jemi ne. Qëllimi jonë është që të gjenerojmë me interes në këtë program, në mënyrë që të gjitha komunitetet, nga të gjitha vendet që vijnë, si vajza ashtu edhe djem, të përfaqësojnë në mënyrë më të mirë dhe më të denjë Kosovën, pa marrë parasysh a ka të bëjë me biznes, studime gjinore apo marrëdhënie ndërkombëtare, ju e përfaqësoni më të mirën e Kosovës. Prandaj na vjen shuam mirë që e kemi një numë kaq të madh këtu para nesh”, tha ambasadorja Jacobson.

Ndërsa James Hope, shef i USAID-it në Kosovë, tha se Kosova ka bërë shumë ndryshime për këto 15 vitet e fundit.

Sipas tij me studimin e këtyre të rinjve në universitetet e SHBA-së mund të bëhen ndryshime pasi të kthehen në Kosovë.

Arsim Bajrami, ministër i Arsimit tha se ishte një kënaqësi e veçantë që po promovohet grupi i dytë i programit për lidership./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat