Jabllanoviqi e çon Isa Mustafën në interpelancë

Kosova

Jabllanoviqi e çon Isa Mustafën në interpelancë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:38

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ia ka parë sherrin ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç. Pos që po përballet me presionin e jashtëm për shkarkimin e tij, tash do t’i duhet të përballet edhe me presionin e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të zgjedhur.
Gazeta Tribuna raporton se javën e ardhshme, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të vendos në lidhje me kërkesën e Grupit parlamentar të Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, që kryeministri të ftohet në interpelancë, përkitazi me përgjegjësinë e ministrit Aleksandër Jabllanoviç për deklaratat e tij publike.
Mustafa e ka përsëritur disa herë deri tash se Jabllanoviç ka kërkuar falje për deklaratat e tij dhe se personalisht nuk e ka në plan që ta shkarkoj.
Kryesia e Kuvendit në të njëjtën mbledhje do e shqyrtoj edhe propozimin për formimin e komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat