Thaçi: Mos e zëvendësoni debatin me dhunë e shufra metalike

Kosova

Thaçi: Mos e zëvendësoni debatin me dhunë e shufra metalike

Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:25

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij nëpër komuna të Kosovës. Ai sot ka takuar kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismailin.

Pasi ka përgëzuar kryetarin e Shtimes për të arriturat e kësaj komune, zëvendëskryeministri Thaçi ka folur edhe për paralajmërimet e partive opozitare për të organizuar protestën e radhës të merkurin.

Thaçi ka thënë se protestat janë një e drejt demokratike, mirëpo ka theksuar se nëse opozita ka argumente politike, ato t’i shpreh në Kuvendin e Kosovës.

“Debati në Kuvendin e Kosovës nuk mund të zëvendësohet as me protesta, as me dhunë, as me shufra metalike. Është koha që të ulemi bashkërisht të debatojmë në Kuvendin e Kosovës, t’i shtyjmë prioritet që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, në fokusohemi në krimin e vendeve të punës, në zhvillimin ekonomik”, ka thënë Thaçi.

I pyetur për deklaratat e politikanëve serb, se ata mund të zëvendësojnë sa herë donë ministrat në Kosovë, Thaçi ka thënë është mirë që fokusi mos të jetë në deklaratat e liderëve serb.

Sipas tij, politikanët serb tashmë kanë dëshmuar se humbjet e tyre i festojnë si fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat