Hyseni: Opozita do zgjedhje

Kosova

Hyseni: Opozita do zgjedhje

Nga: M.Lakna Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:55

Analisti Nehat Hyseni vlerëson se subjektet politike opozitare me sjelljet e tyre të fundit duan ta qojnë vendin drejt zgjedhjeve.

Një gjë të tillë sipas tij e ka deklaruar edhe vet kreu i AAK-së Ramush Haradianj.

“Protestat që aktualisht po organizohen këto ditë në Prishtinë, gjykuar sipas deklaratës së njërit nga organizatorët e tyre, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pikërisht kanë për qëllim shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Madje, ai pretendon që ato të mbahen deri në qershor 2015”, vlerëson ai.
Hyseni thotë se Haradinaj me këtë deklaratë e demaskon qëllimin e protestave se kinse po organizohen kundër Jabllanoviqit dhe për "ruajtjen" e Trepçës.

“Me këtë deklarim të tij, z. Haradinaj e demaskon tërësisht qëllimin e protestave se kinse po organizohen kundër Jabllanoviqit dhe për "ruajtjen" e Trepçës, duke e zhvendosur kështu debatin për çështje të ndryshme nga Parlamenti, ku ata janë pakicë, në rrugë. Madje, duke ushtruar dhunë dhe duke i dhënë ultimatum Policisë së Kosovës, që t'i heq rrethojat e sigurisë dhe t'ua mundësoj marshimin e lirë dhe të papenguar drejtë Kryeministrisë, siç deklarojnë vet ata, për ta nxjerrë Kryeministrin Isa Mustafa nga Zyra”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat