Stavileci: Trepça u shpëtua

Kosova

Stavileci: Trepça u shpëtua

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:01

Pas dekretimit të ligjit për Trepçën, nga Presidentja e Kosovës, pritet që të procedohet ligji i veçantë për Trepçën që do ta pamundësojë likuidimin e saj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se pasiqë u arrit që Trepça të shpëtohet nga likuidimi, tani gjithçka që do të diskutohet është e ardhmja ekonomike e saj.

"Pasi kemi arritur ta shpëtojmë nga likuidimi, tashmë nuk kemi trysni kohore. Ne do ta bëjmë një ligj të veçantë për Trepçën, me çka do definohet e ardhmja ekonomike e saj. Po them e ardhmja e konomike sepse nuk do të diskutohet ajo çka është keqkuptuar deri tash si pronësia e saj e gjëra të tilla", ka thënë Stavileci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat