Kush po e kërkon dorëheqjen e Shpendit, sipas Aida Dërgutit

Kosova

Kush po e kërkon dorëheqjen e Shpendit, sipas Aida Dërgutit

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:16

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti i ka reaguar PDK-së e LDK-së pas kërkesave të LDK-së e PDK-së që Shpend Ahmeti të jap dorëheqje nga kryetari i Komunës së Prishtinës. Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se LDK është e korruptuar deri në fyt, derisa PDK-së ia ka kujtuar ish- kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun i cili i iki drejtësisë.

Lexojeni të plotë shënimin e saj:

“Në emrin tim personal dhe të PDK-së, por edhe të qytetarëve të Kaçanikut, më lejoni të falenderoj kryetarin Xhabir Zharku për punën e tij të mirë që ka bërë në shërbim të të gjithë qytetarëve.” Kështu ka deklaruar ish kryeministri Hashim Thaçi në tubimin e hapjes së fushatës së PDK-së në Kaçanik për zgjedhjet e jashtëzakonshme atje në qershor 2012. Tash, PDK-ja e tij po kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë!
Në anën tjetër, LDK-ja e korruptuar deri në fyt nga sundimi 13 vjeçar me Prishtinën, kërkon që shkarkimi i Jabllanoviqit të zëvendësohet me dorëheqjen e Shpendit! Pas protestës së 27 janarit ku pamë aq shumë dhunë policore, Isa Mustafa e Hashim Thaçi thanë se protesta ka pasur për qëllim t’ua merrte atyre pushtetin me dhunë. Në të vërtetë, janë pikërisht këta dy që duan t’ia marrin VETËVENDOSJE!-s qeverisjen e mirë në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat