Haradinaj: Ambasadorët erdhën për konsultim

Kosova

Haradinaj: Ambasadorët erdhën për konsultim

Më: 28 janar 2015 Në ora: 20:22

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe ai britanik Ian Cliff, kanë vizituar AAK-në, gjatë ditës, ku janë takuar me kreun e këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

Sipas këtij të fundit, takimi ishte konsultim i vazhdueshëm dhe se është shprehur shqetësimi për dhunën që ka ndodhur në protestën e djeshme.

“Është një dhunë që i ka shqetësuar njerëzit, kjo dhunë veç sa i shtohet shqetësimeve që i kanë qytetarët dhe kërkesave legjitime që i kanë qytetarët, pra ne në parim jemi kundër dhunës, nuk përkrahim dhunë, nuk përkrahim akte të dhunshme nga askush në Kosovës, por nuk hjekim dorë nga kërkesat e drejta të qytetarëve si e drejtë e jona dhe do të vazhdojmë me protesta”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat