Mustafa: Beogradi po tenton të destabilizoj Kosovën

Kosova

Mustafa: Beogradi po tenton të destabilizoj Kosovën

Më: 28 janar 2015 Në ora: 15:18

Me protestat e dhunshme që u zhvilluan dje në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se të është vënë vetëm benzinë në zjarr.

Mustafa ka dënuar dhunën në protestën e djeshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bashkohen në protestat e ardhshme të organizuara.

Kryeministri, u ka thënë qytetarëve që të kthejnë veshin nga Qeveria e Prishtinës, e mos të merren me atë të Beogradit, sepse sipas tij Beogradi është i interesuar të destabilizoj situatën.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë një vizite në komunën e Podujevës, komunë kjo e cila vizitohet për herë të parë nga një kryeministër i Kosovës.

Ai, i ka përsëritur komentet e njëjta sa i përket ndërmarrjes “Trepça”, se kjo ndërmarrje nuk do të bisedohet në Bruksel dhe se kjo ndërmarrje është e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat