Gjermania mbeshtet Kosovën në procesin e integrimit në BE

Kosova

Gjermania mbeshtet Kosovën në procesin e integrimit në BE

Më: 28 janar 2015 Në ora: 12:59

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets.

Ndër të tjera, kanë biseduar për prioritetet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit në Bashkim Evropian.

Me këtë rast, ministri Çollaku ka falemnderuar ambasadoren Viets për ndihmën e deritanishme dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Kosova dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë marrëdhënie të mira dypalëshe, ndërsa në kontekstin e integrimeve evropiane kemi përkrahje të plotë nga Qeveria e Gjermanisë për çka edhe falenderoj ambasadoren Viets. Kosova mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj në rrugën drejt BE-së dhe presim që të njëjtin përkushtim ta tregojë edhe BE-ja në qasjen ndaj Kosovës. Në raport me MSA-në , ne kemi përfunduar negociatat dhe kemi bërë parafimin e atij dokumenti të cilin presim ta nënshkruajmë gjatë këtij viti. Ndërsa lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, Kosova është në fazën përfundimtare të përmbushjës së kritereve të përcaktuara nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e vizave dhe me plotë të drejtë presim që Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së të marrin një vendim të meritur për Kosovën dhe qytetarët tanë” tha ministri Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat