Kurti dëshiron të fshijë të kaluarën me Bllokun dhe rifitojë anëtarësinë

Kosova

Kurti dëshiron të fshijë të kaluarën me Bllokun dhe rifitojë anëtarësinë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:13

Një ndër surprizat më të mëdha pas zgjedhjeve parlamentare në qershor të vitit të kaluar ishte ndryshimi radikal i sjelljes së Vetëvendosjes.

Gjatë fushatës u deklaruan se nuk do të bënin koalicion me askënd mirëpo një ditë pas zgjedhjeve mbështetën bllokun e krijuar prej LDK, AAK dhe NISMA duke thënë se do e votonin që ta rrezonin Thaçin.

Më vonë e rishikuan qëndrimin dhe shprehën gatishmëri për të hyrë në pushtet bashkë me LAN me kusht që negociatat të ndaleshin dhe që Lista Srpska të mos përfshihej. Më pas edhe nga këto dy pozicione hoqën dorë.

Shkelja programit premtimeve dhe qëndrimeve pat shkaktuar pakënaqësi në strukturë dhe anëtarësi dhe te militantët tradicional.

Në turin e bërë nëpër degë nga lidershipi i VV thuhet nga burime të brendshme të VV-së se zhgënjimi e kritika nga anëtarësia është shfaqur hapur, transmeton lajmi.net

Dhe duke parë këtë, dhe dështimin e planit të tyre për të qenë në qeveri me Bllokun, VV ka radikalizuar retoriken, i është rikthyer protestave për të rikthyer militantet, larguar vëmendjen nga ngërçi dhe flirtimi me pushtetin, mohimin e negociatave, afrimin me Srpskan dhe jo konsistencën në qëndrime.

VV pritet të vazhdojë, me gjasë edhe të ashpërsojë gjuhen dhe veprimet në mënyrë që ajo periudha 6 mujore, kur kishin vluar kritikat ndaj tyre të harrohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat