Kërkohet unifikim i faktorit politik shqiptar në Luginë

Kosova

Kërkohet unifikim i faktorit politik shqiptar në Luginë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 21:22

Përfaqësuesit e partive që tubojë shqiptarët e Luginës së Preshevës, për vite të tëra, paraqiten unik vetëm deklarativisht, ndërkohë që uniteti në veprim ka kohë që nuk ekziston.

Si pasojë në këtë zonë vazhdojnë shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe ngecjet e procesit të zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve. Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në parlamentin republikan, Shaip Kamberi, e sheh domosdoshmëri unifikimin në veprim të spektrit politik për tejkalimin e gjendjes në Luginë.

E Valon Arifi i këshillit për të Drejtat e Njeriut, fajëson Serbinë, për sipas tij, ushtrim të ndikimit në krijimin e divergjencave ndërshqiptare.
Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë aktualisht veprojnë më se shtatë parti politike shqiptare, disa grupime politike dhe dhjetëra organizata jo qeveritare ndërkohë që ka paralajmërime për formimin edhe të subjekteve të tjera politike. Ndërsa nga kjo zonë heshtazi vazhdimisht largohen të rinjtë në kërkim të një perspektive më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat