Kosovës i kthehet i ftohti dhe bora

Kosova

Kosovës i kthehet i ftohti dhe bora

Më: 25 janar 2015 Në ora: 08:48

Temperaturat e ftohta dhe reshjet e borës, i janë rikthyer këtë të diel sërish Prishtinës. Mëngjesi i sotëm, ndonëse me pak borë, ka zbardhur kulmet e këtij qyteti.
Gjatë gjithë javës temperaturat në vendin tonë kanë shkuar deri në 10 gradë celsius, ndërsa në këtë vikend temperaturat kanë pësuar rënie.

Edhe instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për këtë vikend ka paraparë që të ketë reshje dhe temperaturat të bien në minus.

“Për vikend pritet që reshjet e shiut të përcillen edhe me borë, kryesisht në viset me lartësi mbidetare mbi 800 metra, pasi që temperaturat minimale do të kalojnë në minus dhe era do të fryjë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi nga 1-6m/s. Reshjet e shiut të përziera me borë do të jenë më të theksuara në veriperëndim, duke vazhduar më tej edhe në qendër dhe në pjesë tjera të vendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat