Albin Kurti: Nuk e votojmë ligjin pa e përmendur Al Qaida dhe ISIS-in me emër

Kosova

Albin Kurti: Nuk e votojmë ligjin pa e përmendur Al Qaida dhe ISIS-in me emër

Më: 23 janar 2015 Në ora: 12:41

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pasur vërejtje se Ligji për parandalimin e pjesëmarrjes së kosovarëve në luftërat terroriste.
Kurti ka thënë se Ligji nuk është në përputhje me vlerat e shqiptarëve.

Ai ka thënë se veprimet terroriste nuk luftohen me ligje të panikut.

Sipas tij, duhet të bëhet dallimi mes ISIS’it dhe Kurdëve.

“Neve na nevojitet një ligj i fuqishëm antiterrorizëm dhe një listë me organizata të ndaluara”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV’së ka thënë se kjo Qeveri nuk po dëshiron të luftojë terrorizmin në Kosovë por po mundohet që këtë ta bëjë sa më larg që është e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat