Stoltenberg: Krijimi i FAK-ut, çështje e brendshme e Kosovës

Kosova

Stoltenberg: Krijimi i FAK-ut, çështje e brendshme e Kosovës

Më: 23 janar 2015 Në ora: 12:29

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se "çështja e krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës është çështje e brendshme e autoriteteve kosovare".
Shefi i NATO-së i ka bërë këto komente pas takimit që pati në Prishtinë me komandantin e KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo.

Me këtë rast, ai ka shtuar se NATO-ja do të vazhdojë ta mbështes zhvillimin e FAK-ut.

Stoltenberg poashtu e ka vlerësuar lart punën e KFOR-it në Kosovë.

“Misioni i KFOR-it është storie e suksesit duke pasur parasysh se para 16 vjetësh këtu ka pasur luftë dhe tani Kosova është vend i sigurt" tha ai, transmeton klankosova.

Ndërkaq, sa i përket luftës kundër terrorizimit, Stoltenberg, ka potencuar se terrorizmi është një kërcënim i përgjithshëm .

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike gjatë qëndrimit në Kosovë do të takojë presidenten, Atifete Jahjaga, kryeministrin, Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat