Krimi i organizuar rreziku më i madh i Kosovës

Kosova

Krimi i organizuar rreziku më i madh i Kosovës

Nga: Mimozë Lakna Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 10:20

Krimi i organizuar nga vet strukturat politike, është më i rrezikshëm se çdo rrezik tjetër që i kanoset Kosovës. Kështu vlerëson, Naim Miftari ish-agjent i SHIK-ut.

Ai thotë se nuk ka asnjë shpresë që dikush ta luftoj këtë të keqe që e ka përfshirë Kosovën.

“Krimin e organizuar e cila sipas mendimit tim është shumë më i rrezikshëm sesa çdo rrezik tjetër ndaj Kosovës vjen nga vet strukturat politike dhe pushtetit të Kosovës andaj nuk ka shpresa njëherë për njëherë të luftoj ndokush këtë lloj krimit që e ka sjellë Kosovën pas 14 vite' 'lirie'' në kronikat e zeza botërore për shumë gjëra negative”, vlerëson Miftari.

Disa gjëra të negative që kanë kapluar Kosovën e pasluftës sipas Miftarit, janë vullnetarët apo luftëtarët xhihadistë në lindjen e mesme, ikja masive e qytetarëve shqiptar këto ditë fundit dhe varfëria ekstreme ku qytetarët janë shumë të varfër por sipas tij politikanët 'tanë janë shumë të pasur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat