Kuçi:Faza finale për integrimin e sistemit juridik të veriut

Kosova

Kuçi:Faza finale për integrimin e sistemit juridik të veriut

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 13:18

Ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi thotë se institucionet e vendit janë në fazën finale të arritjes së marrëveshjes për integrimin e sistemit juridik të veriut në sistemin juridik unik të Kosovës.

“Pres që në fillim të janarit ta kemi një marrëveshje të tillë, edhe për integrimin e asaj pjese, që nënkupton, integrimin e plotë, sistemi juridik unik në Republikën e Kosovës”, theksoi Kuçi në një intervistë për Radio Kosovën.

Ministri Kuçi ka thënë se viti 2016 do të jetë vit kur Kosova do t’i ketë kapacitetet e plota për të marr përgjegjësitë në sistemin e drejtësisë dhe në këtë vit pritet edhe përfundimi i mandatit të Eulex-it

“Pra e kemi unifikuar këtë, mendoj që në këtë drejtim do të ngrisim kapacitetet dhe viti 2016 do të jetë vit kur mundojmë që Kosova do t’i ketë të gjitha kapacitetet e plota për ta marr përgjegjësinë edhe në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Sipas Ministrit Kuçi prioritet i ministrisë së drejtësisë në këtë mandat do të jetë konsolidimi dhe funksionalizmi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, krijimin e një imazhi më të mirë për rend dhe ligj si dhe miratimi i kodit të procedurës civile dhe ligjet komplete për pronën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat