Mripa: Institucionet e Kosovës bashkë me serbët po spastrojnë veriun etnikisht

Kosova

Mripa: Institucionet e Kosovës bashkë me serbët po spastrojnë veriun etnikisht

Nga: Mimozë Lakna Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 17:09

Derisa shumë shqiptarë po ia mësyjnë rrugëve të Evropës, e më shumë qiellit të saj, janë mijëra familje shqiptare, që nuk po kthehen dot ën shtëpitë e tyre në veri. Nëse qeveria e Kosovës nuk po i ndal dot, ata që duan ta braktisin Kosovën, pse nuk i ndihmon këta që duan të kthehen në tokat dhe shtëpitë e tyre në veri, të dëbuar ata gjatë luftës dhe pas saj, në vitin 2000. Nga ana tjetër, edhe ata pak qytetarë që po jetojnë në veri aktualisht, po përballen me presione të ndryshme nga bandat kriminale serbe. 28 vjeçari Lavdim Shosholli, është rrahuar nga një grup serbësh të premten në orët e mbrëmjes në afërsi të ndërtesës së Telekomit serb në hyrje të lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat